Lista Serbe tenton instalimin e strukturave paralele në Skënderaj e Vushtrri

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 13:17
 Lista Serbe tenton instalimin e strukturave paralele në Skënderaj e Vushtrri

Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi zyrtar,po tenton të instalojë struktura të qëndrueshme paralele në dy komuna të Kosovës. Kandidati për deputet nga Lista Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës, Milan Kostiq, u emërua “kryetar i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Vushtrrisë” me vendim të Qeverisë së Serbisë. Këtë e ka konfirmuar vetë Kostiq për “KoSSev”.

Në seancën e fundit të Qeverisë së Serbisë, të mbajtur më 18 mars, u morën dy vendime për personelin në “Organet e Përkohshme të komunave të Vushtrrisë dhe Skënderajt”, kështu që Kostiq u emërua dhe Aca Mishiq u shkarkua nga kjo pozitë.

Në të njëjtën seancë, Rajko Tomasheviq u emërua në pozitën e “kryetarit të Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Skënderajt”.

Milan Kostiq ishte këshilltar i Goran Rakiqit ëndërsa ky i fundit shërbente si ministër i vetëqeverisjes lokale në Qeverinë e kaluar.

“Asambletë komunale në Kosovë brenda sistemit të Serbisë” u ngritën në vitin 2013 me një vendim të Qeverisë së Serbisë, dhe vetëm pas një viti – pas zgjedhjeve lokale të atëhershme serbe të mbajtura më 6 maj, ato u formuan. Pas shpërbërjes së tyre, përsëri me vendim të Qeverisë serbe, u formuan organe të përkohshme.

(Kosova Sot Online)