Operacioni “Stuhia” prangos shtatë persona, dalin detajet e para

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 14:44
 Operacioni “Stuhia” prangos shtatë persona, dalin detajet e para

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, kanë dalë në një konferencë për media për të treguar rreth aksionit të sotëm policor, i cili rezultoi me shtatë persona të arrestuar.

Në konferencë i pari foli Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione të vendit.

“Kemi aplikuar masa të fshehta të hetimit për disa persona konkretë, masat kanë nisur nga muaji nëntor i vitit 2020…Pas përfundimit të zgjerimit të hetimeve, dje kemi bë kërkesë në Gjykatën Themelore në Feriza për të na lëshuar urdhëresë për bastisjen e disa lokacioneve. Njësia Rajonale e Hetimeve kanë aplikuar këtë oeracion të quajtur “Stuhia”, në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë Lipjan, Shtërpcë, dhe ka arrestuar disa persona për kontrabandim me armë. Bëhet fjalë për 7 persona të arrestuar”, tha Jashari.

Policia ka treguar se të dyshuarit e arrestuar, gjithësej 7 persona, me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar për 48-orë.

Ndërsa, u bë e ditur se çka u sekuestrua sot.

(Kosova Sot Online)