Albin Kurti i dërgon letër AKP-së: Pezulloni çdo vendim deri në komunikimin e ardhshëm

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 14:52
 Albin Kurti i dërgon letër AKP-së: Pezulloni çdo vendim deri në komunikimin e ardhshëm

Kryeministri Albin Kurti i është drejtuar me një kërkesë Bordit të Drejtorëve të AKP’së.

Kurti ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që të pezulloi deri në komunikimin e ardhshëm çdo vendimmarrje që ka të bëjë me privatizimin tjetërsimin dhe çfarëdo veprimi tjetër që lidhet me të ardhmen e ndërmarrjeve shoqërore, siç janë edhe qiradhëniet apo shitjet pa tender publik.

“Po ashtu, kerkoj që të pezulloni çdo vendimmarrje te ndërmarrjet shoqërore që janë të privatizuara me kushte e që janë akoma nën administrimin e AKP-së”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit, Qeveria e re ka filluar punën këtë javë dhe programi qeverisës do të hartohet së shpejti.

“Në këtë program adresojmë edhe veprimtarinë, kompetencat dhe funksionin e AKP-së. Ju lutem të keni në konsideratë këtë kërkesë deri në vendimin e ardhshëm te Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në e-mailin e Kurtit.

(Kosova Sot Online)