Koronavirusi ia merr jetën 45-vjeçarit nga Deçani

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 15:18
 Koronavirusi ia merr jetën 45-vjeçarit nga Deçani

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste të vdekjeve nga COVID-19.

Në mesin e viktimave nga kjo sëmundje është edhe një 45-vjeçar nga Deçani.

Rastet e tjera të vdekjeve janë regjistruar në Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë, Kaçanik, Prishtinë, Prizren dhe Viti.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)