Ja kush vendoset në krye të degës së AAK-së në Obiliq

  • A.P /
  • 25 March 2021 - 18:52
Ja kush vendoset në krye të degës së AAK-së në Obiliq

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot komunën e Obiliqit.

Haradinaj gjatë këtij takimi së bashku me zyrtarët dhe aktivistët e AAK-së në Obiliq kanë zgjedhur në krye të degës së kësaj partie Ali Krasniqi deri në Kuvendin e ardhshëm.

“Aleanca fuqishëm e përkushtuar për të mirën e qytetarëve të Kastriotit! Në takim me zyrtarë dhe aktivistë të Aleancës në Kastriot, u vendos që deri në Kuvend, degën ta udhëheqë Ali Krasniqi nga Breznica. Ai është ekonomist me profesion dhe invalid i luftës së UÇK-së.

Krasniqi ka marrë përsipër edhe identifikimin e personave që do të përbëjnë listën kandiduese për Kuvendin Komunal si dhe kandidatit të Aleancës për kryetar të Komunës, drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme komunale në vjeshtë të këtij viti’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai tha se Aleanca është e përkushtuar në të mirën e qytetarëve të kësaj komune.

“Duke i uruar suksese udhëheqjes së re, falënderova të gjithë ata që i qëndruan besnik programit dhe vizionit të Aleancës si dhe i sigurova se mbështetja ime për Kastriotin do të jetë si gjithëherë më parë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)