Lexoni edhe:
Profesori i Universitetit të Prizrenit vdes në moshën 36 vjeçare pas infektimit me COVID 19
Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe në Kompleksin Memorial në Suharekë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës do të bëjë homazhe në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Komunën e Suharekës.
E gjithë kjo për të nderuar viktimat e masakrave serbe mbi popullatën civile 22 vite më parë.
Në ora 11:00 Kurti do të bëjë Homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe dhe në ora 11:30 tek Kompleksi i Varrezave në Krushë të Vogël.
Ndërsa, në ora 12:30 Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Komunën e Suharekës.
(Kosova Sot Online)