Pamje trishtuese: Vogëlushja kosovare përshëndetet me shokët e klasës pak çaste para se të largohet nga Kosova

  • G.G /
  • 26 March 2021 - 15:02
Pamje trishtuese: Vogëlushja kosovare përshëndetet me shokët e klasës pak çaste para se të largohet nga Kosova

Veterani i luftës, Agron Iballi, ka postuar një video prekëse, ku shihet vajza e tij Medina, teksa përshëndetet me shokët dhe shoqet e klasës.

 Arsyeja e përshëndetjes sipas Iballit, vjen pasi ai u detyrua ta lëshojë Kosovën dhe të marr rrugën e migrimit për shkak të mospërkrahjes nga shteti.

Iballi ka mallkuar politikanët për gjendjen në të cilën e kanë sjellë Kosovën dhe që sipas tij 21 vjet pas luftës nuk ofruan kurrfarë perspektive.

https://www.facebook.com/agron.iballi.1/posts/1324244907961457

(Kosova Sot Online)