Pasagjeri tenton ta hapë derën për dalje emergjente gjatë fluturimit

  • E.K /
  • 26 March 2021 - 15:38
 Pasagjeri tenton ta hapë derën për dalje emergjente gjatë fluturimit

Pilotët e një aeroplani të kompanisë “Spirit Airlines” u detyruan ta ndërrojnë drejtimin e fluturimit pas raportimit se një pasagjer u përpoq ta hapte derën gjatë fluturimit.

Pasagjeri, i cili nuk është identifikuar, ishte në fluturimin numër 185 nga Clevelandi në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

Një zëdhënës i kësaj agjencia e përshkroi pasagjerin si të padisiplinuar dhe tha se aeroplani është lëshuar në tokë pa ndonjë incident, shkruan NBC News.

“Është me rëndësi të theksohet se hapja e derës gjatë fluturimit është e pamundur për shkak të shtypjes së ajrit brenda kabinës që e shtyn dorën drejt kornizave me forcë më të madhe sesa që një person do të mund ta tejkalonte”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Në një video të publikuar në internet shihet një pasagjer që mbahet nga disa pasagjerë të tjerë, të cilët mundoheshin ta parandalonin nga prekja e derës për dalje emergjente.

Në një video tjetër shihet i njëjti pasagjer duke u transportuar në një shtrat me rrota nga një ekip mjekësor.

(Kosova Sot Online)