Lexoni edhe:
Gjykata cakton seancën për ministrin Liburn Aliu
Norvegjia ka vendosur që së paku edhe për tri javë ta shtyjë marrjen e vendimit për vazhdimin ose jo të përdorimit të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” për Covid-19, njoftoi Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik.
Autoritetet norvegjeze më 11 mars e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine për shkak se një numër i vogël i personave të vaksinuar u hospitalizua pas paraqitjes së mpiksjes së gjakut, gjakderdhjes dhe numrit të vogël të trombociteve. Disa prej tyre vdiqën.
Gjykata cakton seancën për ministrin Liburn AliuLexoni edhe:
“Ne ende kemi nevojë për më shumë informata dhe më shumë dije për të arritur në një përfundim. Tani kemi më shumë sqarime pse pacientët i patën këto simptoma, por ende nuk dimë nëse kjo është shkaktuar nga vaksina dhe nëse është shkaktuar, pse”, deklaroi Sara Viksmoen Watle, zyrtare e lartë e institutit norvegjez.
Norvegjia është në mesin e disa shteteve evropiane që disa ditë më parë e pezulloi përdorimin e kësaj vaksine, ndonëse Gjermania, Italia, Franca dhe disa vende tjera e vazhduan përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve e vlerësoi atë të sigurt dhe efektive.
Vetë prodhuesi i vaksinës ka deklaruar se sipas të dhënave të sigurisë nga më shumë se 17 milionë persona të vaksinuar në Britani dhe në Bashkimin Evropian nuk kanë shfaqur dëshmi se vaksina e rrit rrezikun për mpiksje të gjakut.
(Kosova Sot Online)