Lexoni edhe:
Fitoi rreth 2 milionë euro në lotari kur ishte 16 vjeç, sot i ka xhepat bosh
Edhe 200 mjekë të Kosovës sot do të udhëtojnë për në Kukës për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.
Fitoi rreth 2 milionë euro në lotari kur ishte 16 vjeç, sot i ka xhepat boshLexoni edhe:
“Të shtunën për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përveç reaksioneve normale”, ka thënë Syla. Për shkak se Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë dozat e para të vaksinës, qeveria e Shqipërisë ka ofruar mbështetje. Vaksinimi bëhet në Kukës për shkak se kompanitë që prodhojnë vaksinën nuk lejojnë që ajo të nxirret jashtë vendit të kontraktuar. Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka filluar një program vaksinimi. Kryeministri Edi Rama është zotuar se Shqipëria do të marrë përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve kosovarë, që janë rreth 11 mijë në total.
(Kosova Sot Online )