Del para gjyqit 20-vjeçarja që la vajzën e vogël të vdiste nga uria

  • S.A /
  • 27 March 2021 - 08:34
Del para gjyqit 20-vjeçarja që la vajzën e vogël të vdiste nga uria

Një nënë adoleshente angleze pranoi se kishte lënë vajzën e saj 20-muajshe vetëm në shtëpi dhe ishte larguar për të festuar 18-vjetorin e saj për 6 ditë me radhë.

Vajza e Verphy Kudi, Asiah Kudi, vdiq në apartament, në dhjetor të vitit 2019, pasi qëndroi pa ushqim dhe ujë për 6 ditë. Ndërkohë, nëna e saj shkonte nga festa në festë, në Londër, Koventri dhe Solihull.

Pasi u kthye në shtëpinë e saj në Brajton, Kudi mori në telefon urgjencën duke i thënë se vajza e saj nuk po zgjohej.

Para gjyqit, 19-vjeçarja pranoi akuzën e vrasjes nga neglizhenca dhe nuk tha gjë tjetër./A2CNN

(Kosova Sot Online )