Pamje nga brenda të magazinës ku flakët i morën jetën Arjan Salës, gjithçka e shkrumbuar

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 09:43
 Pamje nga brenda të magazinës ku flakët i morën jetën Arjan Salës, gjithçka e shkrumbuar

Tre ditë luftë me flakët dhe me tymin, ju desh zjarrfikësve që vetëm mëngjesin e ditës së sotme, të mund të hyjnë në magazinën që u dogj në Kashar tek zona e quajtur kthesa e Kamzës.

Rreth orës 01:40 të mëngjesit të sotëm, zjarrfikësit kanë mundur të gjejnë edhe trupin e pajetë të rojës së sigurisë, Arjan Sala, 32-vjeç i cili ra në krye të detyrës, pasi shpëtoi çdo punëtorë që ishte brenda.

Sigurohen pamjet nga brenda magazinës ku edhe u gjet trupi i pajetë i 32-vjeçarit. Në pamje shihet se të vetmet gjëra që i kanë rezistuar zjarrit kanë qenë strukturat prej metali që shërbenin për të mbajtur materialet. Pikërisht këto materiale lehtësisht të djegshëm, kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi të madhe dhe të vazhdojë për rreth 60 orë.

Kujtojmë se zjarri ra pasditen e të mërkurës. Ndërsa roja i sigurisë Arjan Sala u fut mes flakëve duke shpëtuar të gjithë punëtorët, por vetë nuk mundi të dal duke u bllokuar brenda dhe duke dhënë jetën në krye të detyrës.

(Kosova Sot Online)