Fjala e Parlamentit Evropian godet rëndë, lirojeni rrugën për ta zgjidhur presidentin e shtetit!

Fjala e Parlamentit Evropian godet rëndë, lirojeni rrugën për ta zgjidhur presidentin e shtetit!
Fjala e Parlamentit Evropian godet rëndë, lirojeni rrugën për ta zgjidhur presidentin e shtetit!

Dr. Hysni Aliu

  • 27 March 2021 - 09:09

Shkruan: ANALIST - Hysni Aliu

Kompletimi i institucioneve të Kosovës, edhe me zgjedhjen e presidentit, ashtu siç e votoi mbi 50% e popullit në zgjedhjet e fundit, është një domosdoshmëri e kohës. Mesazhi i Komisionarit për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian Oliverin Verhelyi, ishte mjaft i qartë në ketë aspekt. Evropa dhe perëndimi në përgjithësi, donë që Kosova të ketë në krye të shtetit njerëz që ju beson populli dhe njerëz që punojnë për popullin e si rrjedhojë interesin personal e kanë në rend të tretë apo të katërt, e duke vendosur interesat shtetërore në rend të parë.

-E dëgjova intervistën e znj. Vjosa Osmani në BBC , ku ajo me të vërtetë e vërtetoi që është përfaqësuese e denjë e shtetit, dhe në të gjitha aspektet është e nivelit botërorë. Secili duhet ta din, që Kosova nuk lejon më të udhëhiqet nga dikush që është i korruptuar, i shantazhueshem, i korruptueshëm, apo nga dikush që në të kaluarën ka bërë diçka për vendin e vetë (ai apo familjari e tij ) dhe tani si rrjedhojë duhet të shpërblehet me funksione që janë kardinale për vendin dhe gjeostrategjin.

Pra, institucionet më nuk falen, as nuk blihen me ndonjë tender e as nuk mundë të merren nga njerëz të njollosur si në të kaluarën. Tendencat e LDK-së, që të manipulon opinionin se gjoja po i ofron votat znj. Vjosa Osmanit për presidente, janë tendenca të ulëta që më kujtojnë kohën e Isa Mustafës , që gjëja negocionte për qeveri me Kurtin e në realitet ja bënte gropën po asaj qeverie. LDK, po kërkon nga Vjosa që të bëhet në start e pafytyrë, ta keqpërdorë votën e votuesit të vetë , dhe votuesit të VV- së, vetëm që të bëhet presidente. Ata , e dinë mirë që Vjosa nuk e bënë atë, andaj bëjnë propozime të tilla, në mënyrë që votuesit e LDK-së të kthehen kundër Vjosës, sepse ajo nuk po pranon një ofertë kaq gjeneroze. Pra , këta njerëz siç po duket nuk janë ngi me kurthet e z. Mustafa, e qe besa ende nuk po e njohkan as znj.

Osmani dhe karakterin e saj. Unë dua të ju them tani që në Kosovë ka ardhur koha e të mençurve, andaj të tjerët duhet të lirojnë rrugën. Fjala e parlamentit Evropian duhet të dëgjohet. dihet forca e këtij parlamenti, forcë të cilën e kemi provuar nëpërmes formimit të Gjykatës Speciale, ku pikënisje ka qenë pikërisht ky parlament. E mbani mend mirë, që tendenca e Thaçit për ta ndarë Kosovën, e qoj atë në Hagë, edhe tani, tendenca për ta penguar vullnetin e popullit për ndryshim rrënjësorë në të gjitha institucionet, duke përfshirë edhe presidentin, do të ketë pasoja të rënda për ata që i hyjnë kësaj aventure.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".