Në Skenderaj kapen mbi 3 kilogram marihuanë

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 10:46
Në Skenderaj kapen mbi 3 kilogram marihuanë

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt pasi që gjatë kontrollimit të veturës dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg e 120 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Nga të dyshuarit është sekuestruar vetura dhe dy telefona mobil.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Klinë e Poshtme, Skenderaj 26.03.2021 – 18:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg e 120 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Nga të dyshuarit, është sekuestruar vetura dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.   

(Kosova Sot Online)