Aksident mes trenit dhe veturës në Pejë, lëndohet një person

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 14:18
Aksident mes trenit dhe veturës në Pejë, lëndohet një person

Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Qyshk të Pejës.

Nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, treni që qarkullonte linjën Fushë Kosovë-Pejë në fshatin Qyshk ka goditur një veturë. Me këtë rast një person ka marrë lëndime. I njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)