Pritja për vaksina, Idro Seferi publikon pamje nga Beogradi: E pashë edhe një nga Kosova

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 16:49
 Pritja për vaksina, Idro Seferi publikon pamje nga Beogradi: E pashë edhe një nga Kosova

Gazetari shqiptar në Beograd, Idro Seferi ka publikuar një video-incizim nga kryeqyteti i Serbisë ku mijëra qytetarë presin për tu vaksinuar.

Seferi ka shkruar se në radhë për të marrë vaksinën anti-covid ka edhe nga Kosova e Maqedonia e veriut.

“Për momentin mbi 10 mijë vetë në panari të Beogradit për vaksina. Dy avionë nga Shqipëria, pashë nga Kosova madje njëri maskën e kishte me yje dhe nga Maqedonia, pra jo 2 ose 3 por mbi 1 mijë”, ka shkruar Seferi.

(Kosova Sot Online)