Von der Layen zbulon bisedën me Ramën: 651 mijë vaksina Pfizer nga BE për Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 17:42
 Von der Layen zbulon bisedën me Ramën: 651 mijë vaksina Pfizer nga BE për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen, ka zbuluar bisedën që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, Përmes një postimi në “Twitter”.

Von der Layen, shkruan se 651 mijë vaksinat e Pfizer që do i dhurohen rajonit tonë, do të shërbejnë për vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe qytetarëve në nevojë.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan von der Layen.

Më herët të njëjtin lajm e ndau edhe kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë tregonte me anë të një sttausi se zhvilloi një telefonatë me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, e cila i dha lajmin e mirë.

“Një lajm i mirë në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Më në fund” shkruan kryeministri shqiptar, i cili e ka kritikuar BE-në për vaksinat në raport me Ballkanin, sa herë i është dhënë rasti.

(Kosova Sot Online)