604 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 10:50
604 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në komuna të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 604 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1243 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 10 aksidente trafiku me të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale.

(Kosova Sot Online)