Anton Quni flet për dorëzimin e detyrës te Ministri i ri i Mbrojtjes, e quan personalitet me vlera të larta

  • E.K /
  • 29 March 2021 - 11:18
Anton Quni flet për dorëzimin e detyrës te Ministri i ri i Mbrojtjes, e quan personalitet me vlera të larta

Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka folur për pranim-dorëzimin e detyrës te ministri i ri, Armend Mehaj, pak ditë pasi që video e këtij momenti është bërë virale në rrjete sociale.

Në emision, Quni ka thënë se nuk ka besuar që ky moment do të bënte jehonë të madhe, pasi që shtoi se krejt ngjarja ishte spontane.

“Me tregu të vërtetën nuk e kam mëndu që do të merret aq jehonë e madhe, ishte spontane dhe e natyrshme. E kam pranu nga ish-komandanti im, dhe ishte ndenjë e vecantë. Kur janë momente të tilla normal krijohet nëj emicion të vecantë, më së paku cka lun rol aty janë partitë politike”, ka thënë Quni.

“Ata që kanë kaluar nëpër një karrierë ushtarake, kanë përjetime nga një botë tjetër, të qenit ushtarë do të thotë me hjek dorë nga shumë të mria që i gëzojnë pjesa civile.

Kur e kalon një kohë në një ambient ku je i mirëpritur e ki një ekip të mirë, natyrisht se brengosesh kush do të jeët pasardhësi, lutesh që po ai të jetë në nivelin e detyrës. Për një periudhë janë bërë shumë ndryshime dhe nuk dëshiron që ato procese të kthehen mbrapa”, tha i njëjti.

Ish-ministri, tash deputeti i LDK-së ka thënë se ministri i ri është një personalitet me vlera të larta, e shton se të njëjtin e kishte njohur edhe personalisht.

“Kur e kupton që të gjitha këto përgjegjësi ja dorëzon një ushtaraku, që e ke njohë nga afër, është e natyrshme që krijohet një moment pozitiv, pa marrë parasysh divergjencave politike që kemi. Për mu ka qenë fat i mirë që kam pranuar nga komandati Rrustem Berisha dhe ta kaloj detyrën poashtu te një personalitet me vlera të larta”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)