Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, fillojnë përgatitjet për shpërndarjen e vaksinave

  • E.K /
  • 29 March 2021 - 13:46
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, fillojnë përgatitjet për shpërndarjen e vaksinave

Pas furnizimit me 24 mijë doza të vaksinës nga COVAX, në sallën 1 tetori në Prishtinë sot kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e vaksinave Anti-COVID.

Dhjetëra punëtorë shëndetësorë janë mbledhur në këtë sallë për të bërë përgatitjet.

I pranishëm është edhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku i cili ka deklaruar se janë duke biseduar që vaksinimi për profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike të filloj nesër, po në Klinikën Infektive.

(Kosova Sot Online)