Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, mblidhet sot KQZ-ja

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 09:37
 Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, mblidhet sot KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

KQZ ka dhënë detaje për këtë mbledhje në një komunikatë që kanë nisur për media.

Sipas këtij njoftimi, mbledhja do të mbahet sot në ora 11:00.

Në këtë mbledhje ku do të marrë pjesë Valdete Daka, kryetare e KQZ-së do të marrë pjesë gjithashtu edhe përfaqësuesi nga Këshilli për Çështje ligjore i këtij institucioni.

Sipas njoftimit, është bërë e ditur se do të diskutohet për shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Kjo mbledhje do të mbahet pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese ku është interpretuar ankesa e Tinka Kurtit dhe Drita Millakut ku konstatohet se mos zëvendësimi i tyre në Kuvend pas lirimit të ulëseve ka qenë ndesh me ligjin.

KQZ-ja veçse kishte marrë vendim për zëvendësimin e 13 deputetëve që kishin marrë pozita në Qeveri, megjithatë, i njëjti vendim pritet të shqyrtohet sot.

(Kosova Sot Online)