Gati 800 persona do të vaksinohen për një ditë, nga e enjtja do të nis vaksinimi edhe nëpër komuna

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 10:19
 Gati 800 persona do të vaksinohen për një ditë, nga e enjtja do të nis vaksinimi edhe nëpër komuna

Shefja e Imunizimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Edita Goranci-Haxhiu, është deklaruar për media pas nisjes së vaksinimit të stafit shëndetësor në Klinikën Infektive.

Ajo ka thënë se nga e enjtja do të fillojë vaksinimi edhe në komunat e tjera të vendit. Sipas saj, deri në fund të vitit është planfikuar vaksinimi i 70 përqind të popullatës.

“70 përqind të popullatës planifikohet të vaksinohen deri në fund të vitit. Nga e enjtja fillon vaksinimi edhe në komunat e tjera. Në të gjitha rajonet se pari do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë, e pastaj moshat mbi 80 vjet. Secili qytetar do të lajmërohet se kur e ka datën e vaksinimit”, ka deklaruar Goranci-Haxhiu.

Goranci-Haxhiu ka thënë se të gjithë personat që vaksinojnë janë të trajnuar për ta dhënë vaksinën anti-Covid dhe se kanë planifikuar që gjatë një dite të vaksinohen deri në 760 persona në sallën 1 Tetori.

(Kosova Sot Online)