Lexoni edhe:
Dritan Abazoviq: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid
Në mesin e personeli shëndetësor, sot në Klinikën Infektive është vaksinuar edhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të kësaj klinike, Izet Sadiku.
Pas marrjes së vaksinës Sadiku tha se po ndjehet mirë dhe se sot është ditë historike për Kosovën.
Dritan Abazoviq: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid Lexoni edhe:
“Po ndihem mirë. Sot është ditë historike për Kosovën. Po hyjmë në fazën kur Kosova i bashkëngjitet vendeve tjera për marrjen e vaksinës kundër COVID-19. Po kërkojmë nga qytetarët që të respektojnë masat sepse ato janë shpëtim jete. S’ka pasur hezitim për marrjen e vaksinës nga asnjë kolegë. S’ka reaksion”, ka thënë Sadiku.
Në ndërkohë drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se do ta marr vaksinën, por se njëherë po pret që të vaksinohen kolegët e tij, të cilët janë në front.
“Po, do të vaksinohem edhe unë. Nuk është e thënë që bash sot të vaksinohem. Fillimisht do të shoh kolegët që janë këtu në front, meqenëse unë tash jam në administratë”, ka thënë Krasniqi.
(Kosova Sot Online)