I përjashtuar nga Twitter dhe Facebook, Trump hap faqen e tij zyrtare në internet

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 11:11
 I përjashtuar nga Twitter dhe Facebook, Trump hap faqen e tij zyrtare në internet

Donald Trump ka hapur faqen e tij zyrtare në internet për të qëndruar në kontakt me mbështetësit e tij, duke qenë se Twitter, Facebook dhe rrjete të tjera sociale e kanë përjashtuar.

Në faqen 45office.com ka foto të Trump me bashkëshorten e tij Melania, anëtarë të ushtrisë dhe foto nga evente të ndryshme ku ka marrë pjesë.

Në këtë faqe mund t’i dërgohen mesazhe ish-presidentit amerikan, madje edhe mund të prenotohet për evente të ndryshme.

Në faqe ka edhe një seksion ku mund të lexohet një sinops me 850 fjalë, ku tregohen arritjet e Donald Trump në rolin e Presidentit. Mes tyre është edhe forcimi i kufirit, i NATO-s dhe aleancave të tjera ndërkombëtare, si dhe përgjigjja ndaj pandemisë së koronavirusit./A2CNN

(Kosova Sot Online)