Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e një personi mbrëmë në Vushtrri

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 11:26
 Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e një personi mbrëmë në Vushtrri

I dyshuari për plagosjen e një personi mbrëmë në Vushtrri është dorëzuar në polici.

I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e tipit TT me një karikator me shtatë fishekë.

Viktima ka pësuar plagë në këmbë dhe më pas është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Ukshin Kovaqica, Vushtrri 29.03.2021-21:31. Është raportuar për një rast plagosje me armë zjarri, ku viktima mashkull kosovar kishte pësuar plagë në këmbë të cilën ia kishte shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, ndërsa në stacionin policor është vetë dorëzuar i dyshuari i cili kishte dorëzuar një pistoletë  e tipit TT me një karikator me shtatë(7) fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

(Kosova Sot Online)