Bie faqja e aplikimit për vaksinim kundër COVID-19

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 12:13
 Bie faqja e aplikimit për vaksinim kundër COVID-19

Kosova është furnizuar të dielën me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX.

Pas vaksinimit të kryeministrit Albin Kurti dhe planit për vaksinimin e stafit shëndetësor, edhe qytetarët kanë shprehur interesim për ta marrë vaksinën.

Për të aplikuar për marrjen e kësaj vaksine është lansuar platforma e shërbimeve online https://ekosova.rks-gov.net/.

Në këtë platformë mund të aplikojnë ata që janë të interesuar për ta marrë këtë vaksinë, duke u regjistruar në të.

Mirëpo, aktualisht platforma nuk është duke funksionuar.

(Kosova Sot Online)