Alpinistja kosovare komenton vaksinimin e Kurtit: Kam nevojë edhe unë, edhe njerëzit e mi që nuk janë maleve

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 12:31
 Alpinistja kosovare komenton vaksinimin e Kurtit: Kam nevojë edhe unë, edhe njerëzit e mi që nuk janë maleve

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi është interesuar se kur mund të marrë vaksinën Anti Covid, derisa ka komentuar në një status ku tregohet se këtë vaksinë e ka marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

 Në një shkrim që ka publikuar programi i UNICEF-it në Kosovë në faqen zyrtare në Facebook, Uta Ibrahimi ka komentuar duke thënë se i duhen më shumë informata për këtë proces, si të regjistrohet e kur mund t’i vjen rendi për vaksinë.

E njëjta komenteve të qytetarëve iu është përgjigjur se edhe ajo ka nevojë për vaksinë, por edhe njerëzit e saj që nuk janë maleve.

Të njëjtës iu është kthyer përgjigje nga UNICEF-i ku thuhet se vaksinimi do të bëhet sipas planit të veprimit.

(Kosova Sot Online)