Shpifjet e opozitës po i merr era, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani do të udhëheqin shtetin e Kosovës me mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian

Shpifjet e opozitës po i merr era, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani do të udhëheqin shtetin e Kosovës me mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian
Shpifjet e opozitës po i merr era, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani do të udhëheqin shtetin e Kosovës me mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian

Dardan Grapci

  • 30 March 2021 - 07:36

Shkruan: ANALIST - Dardan Grapci

Kuptohet që çdo gjë është duke u demantuar me fakte, dhe rivalet opozitar politik të Kosovës nuk po munden të qëndrojnë të qetë duke e ditur qe vet karriera e tyre është duke u mbajtur në një fije peri. Prandaj partitë politike të cilat janë tani opozitë, siç janë: LDK, PDK, dhe AAK etj, janë duke u munduar që të bëjnë trysni partiake për të mos u votuar Presidenti, dhe që pastaj ta dërgojnë Kosovën edhe njëherë në zgjedhje. Por sipas mendimit tim jam i sigurt që Vjosa Osmani i ka votat dhe ajo përfundimisht do të votohet dhe shpallet Presidente, dhe askush s’do të mundë ta ndryshoj këtë akt historik për Kosoven.

-SHBA-ja dhe Gjermania kanë qenë gjithmonë mbështetëse te Kosovës. Angela Merkel me letrën e saj drejtuar Kryeministrit Kurti tregon shumë qartë se Gjermania do jetë pranë Kosovarëve përgjithmonë. Kryeministri Kurti vetëm sa ka filluar mandatin, por duhet të fillohet shume shpejt e rrënjësisht luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar tek ish zyrtarët politik nëpër institucione ne administraten e shtetit, të instaluat e vendosur aty nga grupet e interesit të partive të tanishme opozitare deri kriminale, por edhe te disa deputet, pozitar e opozitar, vetëm duke vepruar sipas ligjit dhe pa dallim e pa pardon.

Vetëm kështu qytetarët do të kenë edhe më shumë besim tek institucionet shtetërore,pra tek Qeveria, por edhe faktori ndërkombëtar do të jep përkrahje akoma më të fuqishme për Qeverinë aktuale dhe per interesat e shtetit ligjor në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".