ISIS-i mburret me sulmin në Mozambik: Kemi vrarë të krishterë

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 12:48
 ISIS-i mburret me sulmin në Mozambik: Kemi vrarë të krishterë

ISIS-i është mburrur për një sulm që zgjati disa ditë në Mozambik të Afrikës, duke e marrë përgjegjësinë dhe duke thënë se ka vrarë dhjetëra pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe njerëz të krishterë.

Grupi famëkeq e mori përgjegjësinë për këtë sulm përmes një deklarate të lëshuar nga agjencia e tij e lajmeve, Amaq. Në lajm u publikua edhe një fotografi e militantëve duke e festuar marrjen nën kontroll të qytezës Palma.

Nga sulmi që filloi të mërkurën e kaluar u vranë dhjetëra njerëz, përfshirë një kontraktor britanik. Dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur, shkruan Daily Mail.

 Një aeroplan i vogël i Kombeve të Bashkuara, në të cvilin ndodheshin fëmijë dhe të rritur, arriti të hënën në aeroportin e Pembas, ku shumë të mbijetuar të sulmit janë vendosur pasi u larguan nga vendbanimi i tyre.

Qeveria e Mozambikut ka angazhuar një kompani private të sigurimit nga Afrika e Jugut për të luftuar me militantët dhe për të kërkuar të mbijetuar të mundshëm. Në rrugë dhe në plazhe janë parë trupa njerëzish me koka të prera.

(Kosova Sot Online)