E konfirmon Abdixhiku: Do të jemi aty kur të votohet Vjosa për presidente

  • G.G /
  • 30 March 2021 - 14:24
E konfirmon Abdixhiku: Do të jemi aty kur të votohet Vjosa për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku tha se deputetët e kësaj partie do të jenë prezentë në seancë kur votohet Vjosa Osmani për presidente.

"Po bëhen një muaj e gjysmë që nga përfundimi i zgjedhjes e nga procesi ku kam marrë detyrën e udhëheqjes së LDK-së. Sot jam përfshirë në procesin diskutues të zgjedhjes së presidentes. Jam përfshirë me vetëdije me qëllime të mira dhe kam dashur që LDK të ketë zërin e vet. Në këtë kohë kam dëgjuar zëra se LDK duhet të qëndroj anash e në indiferencë.  Në politikë as unë e as kolegët e mi nuk jemi për të marrë vendime të lehta. Jemi për të dhënë zgjidhje edhe kur ato duken të paarritshme. Me forcën politike që kemi kam pasur dy mundësi. Të zgjedh obstruksionin dhe të pengojmë shumicën të marrë vendim ose të jemi pjesë e zhvillimeve duke respektuar nevojën e qytetarëve për stabilitet politik. Kemi zgjedhur të dytën" tha Abdixhiku pas mbledhjes

"Është njeriu që e bën presidentin jo një letër. E shkuara na ka mësuar ndryshe. Këto biseda ua kam mësuar anëtarëve të Krsyesisë. Të gjithë bashkarisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione, që LDK do të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit. Ky është vendim i Kryesisë. Ua kam kumtuar këtë vendim deputetëve të VV-së, dhe pres që secili ta respektojë këtë vendim" shtoi ai.

(Kosova Sot Online)