Eurodeputeti katalonas: Spanja po bën aventura, nga PE u kemi kërkuar të gjithëve ta njohin Kosovën

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 15:44
 Eurodeputeti katalonas: Spanja po bën aventura, nga PE u kemi kërkuar të gjithëve ta njohin Kosovën

Eurodeputeti i Katalonjës, Jordi Solé e ka kritikuar qasjen e Spanjës karshi Kosovës.

Solé, që vjen nga organizata më e vjetër politike e Katalonjës, “Esquerra Republicana”, ka thënë se Spanja po bën veprime gjysmë-sportive ndaj Kosovës.

“Nacionalizmi nuk e e ka problem të jetë qesharak. Për ta pranuar pavarësinë e Kosovës, Spanjën po bën veprime gjysmë-sportive në futboll. Nga Parlamenti Evropian ne u kemi bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare që të njohin Kosovën për vite me rradhë”, ka shkruar ai në Twitter.

Spanja, e cila nesër e pret Kosovën në Sevilla për ta luajtur ndeshjen e radhër për kualifikimet e Botërorit 2022, i referohet vazhdimisht shtetit të ri Ballkanik si “territori i Kosovës”.

Qasja e Spanjës është përcjellur me shumë polemika, si reagime ndaj njoftimeve zyrtare të Federatës Spanjolle të Futbollit, e cila vazhdimisht refuzon t’i referohet Kosovës si shtet.

(Kosova Sot Online)