FSSHK reagon pas sulmit fizik ndaj një infermieri: U kërkoi të mos e fotografonin, pastaj u sulmua

  • A.P /
  • 30 March 2021 - 16:02
FSSHK reagon pas sulmit fizik ndaj një infermieri: U kërkoi të mos e fotografonin, pastaj u sulmua

Një infermier është sulmuar dje nga familjar të një pacienti teksa kishte shkuar për vizitë shtepiake.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin e saj ndaj dhunës fizike e cila ka ndodhur më datë 29.03.2021 rreth orës 17:10 minuta, gjatë vizitës shtëpiake të ekipit të Qendrës së Mjekësisë Urgjente ku është sulmuar fizikisht nga familjarët e pacientit infermieri I.S

Sipas kësaj Federate, deri ta sulmi ka ardhur kur infermieri ka kërkuar të mos fotografohet dhe mos tu bëjnë video stafit mjekësorë.

Njoftimi i plotë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj ndaj dhunës fizike e cila ka ndodhur më datë 29.03.2021 rreth orës 17:10 minuta, gjatë vizitës shtëpiake të ekipit të Qendrës së Mjekësisë Urgjente ku është sulmuar fizikisht nga familjarët e pacientit infermieri I.S. Pas thirrjes telefonike prej familjarit për vizitë shtëpiake kanë shkuar ekipa prej 3 punëtorëve shëndetësor dhe gjatë kontrollimit të pacientit derisa po ofronte shërbime shëndetësore për pacient është sulmuar fizikisht infermieri I.S.

Deri tek sulmi ka ardhur pikërisht kur infermieri ka kërkuar të mos fotografohet dhe mos të bëjnë video stafit mjekësor, mirëpo familjari i pacinetit ka filluar të bëjë foto dhe duke inçizuar me video, në ato momente sulmuesi e ka sulmuar fizikisht infermierin në fjalë. Për këtë rast është njoftuar menjëherë Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.

FSSHK-ë fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor.

Punëtorët shëndetësor në përgjithësi tani janë të ngarkuar dhe të lodhur duke punuar pa ndërprerë në këtë kohë Pandemie andaj një sjellje e tillë veçse e përkeqëson situatën.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve Shëndetësorë, dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend.

Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të patolerueshme,përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, kjo bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës.

(Kosova Sot Online)