Sejdiu : Mjekët u angazhuan për të na shëruar mua dhe bashkëshorten, ia dolën

  • A.P /
  • 30 March 2021 - 16:48
Sejdiu : Mjekët u angazhuan për të na shëruar mua dhe bashkëshorten, ia dolën

Ish-presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, njofton se është mirë me shëndet, pas qëndrimit në Infektive bashkë me bashkëshorten e tij. Për shkak të infektimit me koronavirus.

Ai ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin dhe miqtë që e inkurajuan me anë të mesazheve.

Postimi i tij i plotë:

Javën që shkoi, nga e Mërkura e deri sot, meqë ishim infektuar me Covid 19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam të shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive të QKUK.

Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë.

Të dashur miq,

Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit.

(Kosova Sot Online)