17-vjeçarja njofton policinë pas sherrit me babain, ja çfarë kishte fshehur në shtëpi

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 11:14
 17-vjeçarja njofton policinë pas sherrit me babain, ja çfarë kishte fshehur në shtëpi

Një shqiptar në Itali është vënë në pranga pas sherrit me vajzën, e cila njoftoi policinë pasi vuri re veprime të pazakonta nga i ati.

Gjatë kontrollit, policia italiane konstatoi armë dhe drogë në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 10:30 të mbrëmjes, kur babai nuk pranoi lidhjen e dashurisë mes vajzës dhe një prej bashkëmoshatarëve të saj.

Pas debatit me të, babai shkoi pranë një depoje në kopshtin para shtëpisë dhe mori një objekt që i ngjante një arme.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti një pistoletë të paregjistruar, të fshehur në një cep të shtëpisë, shkruajnë mediat italiane.

Gjithashtu gjatë kontrolleve, u gjetën edhe rreth 1.5 kg marijuanë. Shqiptari 49-vjeçar u arrestua menjëherë nga policia italiane.

(Kosova Sot Online)