Policia rrethon një kompani në lagjen Pejton të Prishtinës

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 11:56
 Policia rrethon një kompani në lagjen Pejton të Prishtinës

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar pranë një kompanie në lagjen Pejton të Prishtinës. Sipas informacioneve të para, dyshohet se bëhet fjalë për një kompani të marketingut.

Media ka tentuar të marë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por akoma nuk janë prononcuar për rastin.

Nuk dihet akoma se çfarë saktë është duke ndodhur dhe nëse do të ketë arrestime.

Gjithashtu nuk ka informacione nëse lidhet me arrestimet e djeshme, nga aksioni i djeshëm ku mbetën të prangosur dy ish-drejtorë të Telekomit.

(Kosova Sot Online)