Spitalet rajonale dhe QKUK të mbushura me pacientë me COVID-19, 901 të hospitalizuar

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 12:40
 Spitalet rajonale dhe QKUK të mbushura me pacientë me COVID-19, 901 të hospitalizuar

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat e QKUK’së ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale janë të shtrirë 901 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 731 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me këtë virus ndërsa 81 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa 684 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Njoftimi i plotë:

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- klinikat COVID- dhe në  spitalet e përgjithshme po trajtohen 901 pacientë, në bazë të raportit të punës për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-CoV- 2, i datës 31 mars 2021.

731 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

81 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve

32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

684 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 377 pacientë:

321 të konfirmuar me Sars Cov-2

14 në gjendje të rënduar

311 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 116 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 87 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 50 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 524 pacientë:

410- të konfirmuar pozitivë

18- në gjendje të rënduar shëndetësore

373-  me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 129 pacientë

Spitali i Gjakovës, 85 pacientë

Spitali i Pejës, 83 pacientë

Spitali i Gjilanit, 104 pacientë

Spitali i Ferizajt, 62 pacientë

Spitali i Mitrovicës,37 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë

(Kosova Sot Online)