Milaim Zeka: Partitë e ish-pushtetit duhet ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 12:45
 Milaim Zeka: Partitë e ish-pushtetit duhet ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente

Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka ka thënë se vendimi i LDK-së që të qëndrojnë në sallë në ditën kur Vjosa Osmani do të votohet për presidente të Kosovës është hap i mirë që dëshmon se shteti është mbi interesin partiak.

Në një shkrim në Facebook, Zeka ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të lodhur me cirkun politik 15 vjeçar.

Për PDK-në, Zeka thotë se do të lëshojnë sallën në ditën e votimit, vetëm për inate politike.

Zeka ka shtuar se partitë e ish-pushtetit duhet të votojnë Osmanin.

(Kosova Sot Online)