Një ditë pas vendimit të LDK-së për Vjosa Osmanin, mblidhen deputetët e LVV-së dhe Listës “GUXO”

  • G.G /
  • 31 March 2021 - 13:52
Një ditë pas vendimit të LDK-së për Vjosa Osmanin, mblidhen deputetët e LVV-së dhe Listës “GUXO”

Lëvizja Vetëvendosje do të mblidhet sot, merr vesh Gazeta Express.

Sipas burimeve të Expressit, takimi pritet të nis për pak minuta derisa në këtë takim do të jenë deputetët e grupit parlamentar të këtij subjekti politik.

Në media është diskutuar se kjo javë mund të jetë përfundimtare për krijimin e institucioneve të reja.

Në të njëjtën javë është bërë e ditur se mund të thirret seanca për të votuar edhe Vjosa Osmanin për presidente.

Kjo çështje do të diskutohet edhe në takimin e sotëm. Gjithashtu, do të diskutohet edhe për komisionet parlamentare.

Një takim i tillë vjen pas vendimit të Lidhjes Demokratike që Osmanin ta përkrahin për presidente të vendit.

(Kosova Sot Online)