Austria kërcënon të bllokojë 100 milionë doza të vaksinës Pfizer për BE’në

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 14:50
 Austria kërcënon të bllokojë 100 milionë doza të vaksinës Pfizer për BE’në

Austria kërcënon të bllokojë 100 milionë doza të vaksinës Pfizer për vendet e BE për tremujorin e katërt, nëse nuk merr më shumë se sa 10 milionë doza që do të parashikohen përgjatë muajve prill dhe qershor, dhe e cila pjesërisht do të duhet të shkoni në vendet më në nevojë, sipas asaj që doli nga samiti i liderëve të BE-së.

Sipas raporteve, për të marrë paradhëniet e 10 milionë dozave të vaksinës Pfizer nga grupi prej 100 milionësh në tremujorin e katërt, Komisioni Europian duhet të ushtrojë opsionin e tij tani.

Por, përfaqësuesit e Vjenës mbajnë peng të gjithë pjesën, duke argumentuar se vendimi për rishpërndarjen e të gjithë pjesës duhet të merret unanimisht dhe se ata nuk do të bien dakord derisa të kenë një pjesë më të madhe të 10 milionë dozave të parashikuara, raporton ATSh..

Nga ana tjetër, partnerët e BE argumentojnë se nuk ka nevojë për një vendim specifik për shpërndarjen e 100 milionë dozave, sepse zbatohet rregulli i përgjithshëm pro-rata, domethënë bazuar në popullsinë e secilit vend, një kriter i ndjekur gjithmonë deri më tani, dhe që për këtë austriakët nuk mund të ushtrojnë asnjë veto.

Pasdite pritet një mendim nga shërbimet juridike të Këshillit të BE-së, nga i cili shpresohet se do të jepen sqarime.

(Kosova Sot Online)