Vaksina Pfizer 100 % efektive tek fëmijët 12-15 vjeç

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 15:28
Vaksina Pfizer 100 % efektive tek fëmijët 12-15 vjeç

Vaksina e Pfizer/BioNTech është 100% efektive te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç. CNN shkruan se nga rezultatet e provave klinike të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech te fëmijët asnjë prej tyre nuk u infektua dhe nuk shfaqën efekte negative nga vaksina.

Këto rezultate Pfizer dhe BioNTech po planifikon që t’i paraqesë te Administrata e barnave dhe Ushqimit (FDA) në SHBA, në mënyrë që të marrë autorizim për ta përdorur vaksinën te fëmijët.  Në këtë provë të Pfizer/BioNTech morën pjesë 2,260 fëmijë të moshave 12 deri në 15 në SHBA dhe vaksina shkaktoi përgjigje shuëm të fortë të antitrupave një muaj pas dozës së dytë.

(Kosova Sot Online)