Dogana ndalon një kamion me mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 6 mijë euro

  • 31 March 2021 - 15:38
 Dogana ndalon një kamion me mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 6 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndaluar një automjet transportues, brenda së cilit ka pasur mallra të kontrabanduara.

Mallrat e kontrabanduara që janë gjetur në këtë automjet janë 2 mijë e 700 kilogramë peshk i ngrirë, 2 mijë kilogramë pomfrit, 65 kilogramë qingja të ngrirë.

Totali i vlerës së mallit është 6 mijë e 85 euro.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria dhe nën udhëheqjen e prokurorit kujdestar pas intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar nëe mbajtje.

Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione të tjera.

(Kosova Sot Online)