Kurti takon ambasadorin turk, Zyra e Kryeministrit s’tregon nëse folën për Ambasadën në Jerusalem

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 16:03
Kurti takon ambasadorin turk, Zyra e Kryeministrit s’tregon nëse folën për Ambasadën në Jerusalem

Kurti takon ambasadorin turk , Zyra e Kryeministrit s’tregon nëse folën për Ambasadën në Jerusalem

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar,me të cilin kanë biseduar për eleminimin e barrierave ekonomike por s’është treguar nëse është vënë në diskutim çështjen e ambasadës në Jerusalem, njofton ZKM.

Ambasadori turk e ka uruar Kurtin për detyrën dhe ka  shprehur vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Ambasadori Sakar e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe ka ritheksuar vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kultivimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për urimet dhe për përkrahjen e  vazhdueshme të Turqisë përgjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit nëpër të cilat ka kaluar Kosova.  Në takim u bisedua edhe për mundësinë e eliminimit të disa barrierave ekonomike që do të lehtësonin investimet dhe shkëmbimet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)