Ministrja Gërvalla takon ambasadoren holandeze, flasin për menaxhimin e pandemisë

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 17:09
Ministrja Gërvalla takon ambasadoren holandeze, flasin për menaxhimin e pandemisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka pritur në takim ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezzo, nga e cila ka marrë përgëzime për detyrën e re.

Të dyja bashkëbisedueset kanë përmendur marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy shteteve, duke shprehur gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të tyre.



“Është biseduar për situatën me menaxhimin e pandemisë dhe është thënë se sigurimi i vaksinave për qytetarët e Kosovës është prioritet i Qeverisë së Kosovës, të mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar shtetin holandez për mbështetjen dhe njëherësh ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit në ekonomi, shëndetësi, bujqësi dhe kulturë.

Në këtë kontekst, ministrja Gërvalla ka shfaqur bindjen se shteti holandez do të vazhdojë t`i qëndrojë afër Kosovës edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

(Kosova Sot Online)