Ambasadori amerikan për ndeshjen e Kosovës: Krenari të luash nën hijen e flamurit që valvitet në stadium

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 18:17
Ambasadori amerikan për ndeshjen e Kosovës: Krenari të luash nën hijen e flamurit që valvitet në stadium

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka uruar fat kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sotme me Spanjën në Sevilla.

Kosnett ka shkruar se është gjithmonë moment krenar kur luan nën hijen e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium.

“I dëshiroj Kosovës fat në ndeshjen e saj kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenar kur mund të luash nën hijën e flamurit të shtetit tënd që valvitet në stadium”, ka shkruar Kosnett.

Kosova luan me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Për Dardanët do të jetë ndeshja e dytë në grupin B pas humbjes së parë 3:0 në shtëpi nga Suedia.

(Kosova Sot Online)