Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, uron Glauk Konjufcën

  • E.K /
  • 01 April 2021 - 12:00
 Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, uron Glauk Konjufcën

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico ka uruar Glauk Konjufcën për postin e kryetarit të Kuvendit.

Në letrën dërguar Konjufcës, Roberto Fico ka thënë se është i sigurt që bashkë do të bashkëpunojnë dy kuvendet.

“I nderuar kryetar,

 Duke ju përgëzuar për zgjedhjen Tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju shpreh në emrin tim personal dhe në emër të Dhomës së Deputetëve të Italisë, urimet e mia më të mira për kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme.

 Jam i sigurt që së bashku do të kemi mundësi të zhvillojmë më tej marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit në mes dy kuvendeve tona, duke promovuar dialogun në mes parlamenteve që është përcaktues në përgjigjen ndaj sfidave dhe vështirësive, me të cilat përballen qytetarët tanë.

 Duke ju shprehur urimet e mia më të përzemërta për ju dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit të kryesuar nga ju, për një punë të frytshme, pranoni konsideratën  më të lartë“, thuhet në urimin e kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico.ë

(Kosova Sot Online)