I burgosuri pranon se vrau në qeli vrasësin serik: Mora hak për viktimat

  • G.G /
  • 01 April 2021 - 12:49
I burgosuri pranon se vrau në qeli vrasësin serik: Mora hak për viktimat

Një i burgosur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara ka pranuar se e ka mbytur duke e shtrënguar në fyt vrasësin serik të njohur se  I-5 Strangler në qelinë e burgut që e ndanin së bashku.

Jason Budrow, 40 vjeç, pretendon se e ka vrarë vrasësin famëkeq, Roger Kibbe, 81 vjeç. Këtë pretendim ai e bëri në një rrëfim me pesë faqe, shkruan Daily Mail.

Kibbe, i dënuar për dhunimin seksual dhe mbytjen e së paku shtatë grave në vitet e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta, u gjet pa vetëdije në qelinë e tij në burgun shtetëror “Mule Creek”, në juglindje të Sakramentos më 28 shkurt, ndërsa Budrow qëndronte afër tij.

Me anë të autopsisë u vlerësua se Kibbe ka vdekur nga ngulfatja mekanike dhe zyrtarët e cilësuan vdekjen e tij si vrasje, bëri të ditur zyra e policisë lokale.

Budrow pretendoi se e kishte vrarë shokun e qelisë një natë më parë. Ai kishte vendosur që ta bënte këtë vepër që në nëntor të vitit të kaluar muaj duke e përcjellur Kibben para se ata të lejoheshin që të qëndrojnë në qelinë e njëjtë.

I rrëfyeri tha se fillimisht donte që në qeli të ishte i vetëm, por më vonë vendosi për një “mision të hakmarrjes” për viktimat e Kibbes posa mësoi më shumë për të.

Ai më tej shkroi se beson që shpirtrat e viktimave të vrasësit serik janë liruar nga mbajtja e vrasësit të tyre dhe se lutet që ata tani të pushojnë në paqe.

(Kosova Sot Online)