Punëtorët shëndetësorë të QKUK’së vaksinohen sot në sallën “1 Tetori”

  • G.G /
  • 01 April 2021 - 13:01
Punëtorët shëndetësorë të QKUK’së vaksinohen sot në sallën “1 Tetori”

Nga dita e marte ka filluar vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë në Kosovë.

Deri tani janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë të Klinikës Infektive. Vaksinimi i tyre është bërë po në këtë klinikë.

Ndërsa, vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë të klinikave tjera do të bëhet sot në sallën “1 Tetori”.

Prej orës 08:30 deri në orën 11:00 do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë të Klinikës së Pulmologjisë.

Prej orës 11:00 deri në orën 12:45 do të vaksinohen ata të Klinikës së Endokrinologjisë, prej orës 13:45 deri në orën 17:00 ata të Anestiologjisë, prej orës 17:00 deri në orën 18:00 ata të Klinikës Infektive 2 dhe ata të Mjekësisë Sportive dhe prej orës 18:00 deri në orën 19:00 ata të klinikës së Reumatologjisë.

(Kosova Sot Online)