Kroaci: 67% e personave të testuar rezultojnë pozitiv me llojin britanik të koronavirusit

  • S.A /
  • 01 April 2021 - 13:04
Kroaci: 67% e personave të testuar rezultojnë pozitiv me llojin britanik të koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Willy Berosh, informoi sot qeverinë kroate për situatën epidemiologjike dhe vuri në dukje se 67 për qind e atyre që testohen në vend kanë llojin britanik të virusit korona.

“Rritja e numrit të të infektuarve rishtas flet shumë për seriozitetin e situatës. Sot, ka dy herë më shumë njerëz në respiratorë krahasuar me fillimin e marsit. Deri më sot, ka 144 persona në aparat respirator, “tha Berosh në pjesën e hapur të seancës së qeverisë.

Duke pasur parasysh festat e Pashkëve, ai tha se infeksioni mund të parandalohet duke respektuar masat.

Duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat, Berosh tha se 540.845 doza vaksine u dorëzuan në Kroaci, nga të cilat 463.003 ose 86 për qind u përdorën.

(Kosova Sot Online )