Lexoni edhe:
Matematika për presidentin, pikëpyetjet brenda LDK-së që mund ta çojnë vendin në zgjedhje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka pritur në takim ambasadorin hungarez në Kosovë, Jozsef Bencze, nga i cili ka marrë përgëzime për detyrën e re.
Ministrja Gërvalla pasi që ka falënderuar shtetin hungarez për ndihmën e vazhdueshme, ka rikujtuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë datojnë jo vetëm nga periudha e fundit, por edhe nga zhvillimet historike në periudha të ndryshme kohore.
Matematika për presidentin, pikëpyetjet brenda LDK-së që mund ta çojnë vendin në zgjedhje Lexoni edhe:
Në këtë kontekst, zonja Gërvalla shfaqi shpresën se këto marrëdhënie të mira do të vazhdojnë së kultivuari dhe do të thellohen edhe më tej, jo vetëm në sferën e diplomacisë, por edhe në arsim, kulturë e turizëm.
Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Hungarisë në rrugën euro-atlantike të Kosovës.
Çështje e diskutimit në këtë takim ishte edhe përpjekja e Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Të dy palët u pajtuan se nevojitet mobilizim dhe përkrahje globale, në mënyrë që vendet si Kosova të mund të sigurojnë sasi të mjaftueshme vaksinash për të gjithë qytetarët.
(Kosova Sot Online)