Kelmendi: I vetmi kandidat që e meriton të jetë President është Murat Jashari

  • A.P /
  • 01 April 2021 - 20:59
Kelmendi: I vetmi kandidat që e meriton të jetë President është Murat Jashari

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se vetëm Murat Jashari meriton të jetë President i Kosovës.

Në një status në Facebook ai ka thënë se Presidenti është shtylla që nuk bën të luhatet, shtylla e ngulitur thellë në themelet e shtetit, shtylla e drejtë dhe jo shtyllë që lakohet nga çdo furtunë.

Ky është statusi i plotë i tij:

Çka do të thotë të jesh president i Kosovës?

-Presidenti është Komandanti Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës ( FSK).

-Presidenti është figura unifikuese e popullit.

-Presidenti është shtylla që nuk bën të luhatet, shtylla e ngulitur thellë në themelet e shtetit, shtylla e drejtë dhe jo shtyllë që lakohet nga çdo furtunë.

Ne FJALA  e kemi thënë me 2016 dhe po e themi edhe sot se i vetmi kandidat që e meriton të jet President i Kosovës është Prof.dr. Murat Jashari nga familja heroike, simboli i rezistencës dhe lirisë së Kosovës , familja Jashari.

(Kosova Sot Online)